Dibër, punëtori i HEC bie në greminë, përfundon në spital
Një punëtor i HEC-it në Dibër është rrëzuar në greminë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30 në fshatin Lashkizë, njësia administrative Zall-Dardhë.
Në njoftimin e policisë thuhet se “shtetasi A.S, rreth 56 vjeç, punëtor tek një subjekt HEC-i, duke lëvizur në këmbë (sipas deklarimeve paraprake nuk ka qenë duke punuar), është rrëzuar duke rënë rreth 50 metra në një greminë”.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Peshkopisë, dhe pritet të dërgohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
KOHA JONË SONDAZH

