Dibra mbulohet nga dëbora e dendur. Akset kombëtare të hapura për qarkullim

Moti i ftohtë ka sjellë reshje të dendura dëbore në qarkun e Dibrës. Reshje intensive të borës ka pasur dhe në qytetin e Peshkopisë si dhe zonat malore. Në zonat e thella trashësia varion deri në 25 cm.

Situata e qarkullimit sa u përket akseve nacionale Peshkopi- Tiranë vijon pa probleme. Në akset Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës; Peshkopi-Draj Reç-Kukës; Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd, segmenti nga Ostreni drejt Steblevës kalimi duhet të bëhet me zinxhirë.

Mësimi ka nisur normalisht dhe nga informacionet që kemi, shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje. Ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?