Dibra në festë, java e promovimit të traditave dhe destinacioneve
Dibra është në festë!
Një larmi aktivitetesh janë organizuar në harkun e një javë për të promovuar, traditat, kulturën, prodhimet tradicionale dhe destinacionet turistike.
Qëllimi është nxitja e turizmit, kryesisht atij malor.
Festimet nisën me çeljen e një ekspozite me fotografi të vjetra , në një nga shtëpitë e vjetra të qytetit nën moton ” Një foto një histori”.
Më pas u çel panairiri librit i cili do të qëndrojë i hapur për tre ditë me rradhë .
Aktivitetet vijuan me promovimin e disa produkteve të punës së dorës dhe disa gatime tradicionale të zonës.
Mali i Korabit, Liqenet e Lurës, apo kanioni i Setës janë destinacionet për të apasionuarit pas natës
Ndërsa festimet mbyllen me panairin e prodhimeve Dibrane i quajtur ” Festa e të vjelave”.

/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

