Diçka po gatuhet në Shkodër/ Shkodranët nesër protestë, edhe Rama do jetë atje
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitën në qytetin e Shkodrës, ku temë diskutimi do të jetë dhe vendosja e TVSH te biznesi i vogël, një temë që ka ngjallur tepër debate mes palëve politike.
Kryeministri Rama do të jetë në mesditë në një panel me bizneset e vogla për të diskutuar për TVSH, gjatë Panairit të parë Rajonal të Punës për Shqipërinë.
Programi për të shtunën, në Shkodër
Ora 09:00 nisja nga Tirana
Ora 10:30 Inaugurimi i Qendrës Multifunksionale/ MFE
Ora 11:00 Çelja e Panairit te pare Rajonal te Punës për Shqipërinë (vendi: Shkolla Industriale)
Ora 12:00 Panel me bizneset e vogla për te diskutuar për TVSH-ne
Ora 13:00 Dreke me bizneset e vogla ne Shkodër
Ora 14:30 Dëgjesa me minoritetin serb dhe malazez
Protesta në Shkodër
Po nesër biznesi i vogël do të ketë protestën e dytë 1 orëshe, kundër vendosjes së TVSH-së.
Partia Demokratike do të jenë përkrah tyre sëbashku me aleatët e tjerë opozitarë. Për organizimin e saj, kryesia e kësaj force politike në Shkodër zhvilloi dje një mbledhje me praninë edhe të deputeteve të qarkut si dhe kryetarët e grupseksioneve, ndërsa ra sërish në sy mungesa e kryebashkiakes Voltana Ademi.
Në fjalën e tij kryetari i selisë blu, Ramiz Çobaj theksoi se askush nuk mund të ndalë protestën, duke ju referuar edhe proçedimit penal që prokuroria ka marrë ndaj tij dhe një pjese të deputeteve.
“Do mbështesim këtë protestë, por nuk do të mjaftohemi me kaq. Do të fillojmë stinën e protestave deri sa t’ia bëjmë jetën e pamundur kësaj qeverie. Ndale opozitarizmin në kafe dhe rrjete sociale, hajde në rrugë me ne dhe protesto”- theksoi Çobaj.
Protesta do të jetë jo vetëm për biznesin e vogël, por edhe kundër varfërisë, përmbytjeve, solidarizim me banorët e Kukësit etj.
Më pas mbledhja e kryesise së Partisë Demokratike Shkoder vijoi me dyer të mbyllura, ku janë diskutuar edhe problematikat të tjera organizative të brendshme, si dhe rrugëtimi i saj si opozitë.
Gazetari i Ora News në Shkodër raportoi se: Ka qenë një mbledhje që ka zgjatur një orë në Kryesinë e PD-së së Shkodrës ku është vendosur që të shtunën për 60 minuta binzeset e vogla të ulin sërish qepenat për të kundërshtuar TVSH-në ndaj tyre.U theksua se do të ketë një formë reagimi të mosbindjes civile dhe sjellje të ngjashme me atë që pamë edhe sot në Kuvend sa i përket arrestimit të protestuesve në Kukës, rritjes së taksave në terësi por edhe sjeljes diskriminuese që qeveria po bën jo vetëm ndaj Shkodrës, por kryesisht ndaj veriut të Shqipërisë.
Ndryshe nga protesta e parë e biznesit të vogël, këtë rradhë është vendosur që deputetët e qarkut të Shkodrës të mbështetur dhe nga drejtues të lartë të PD të protestojë në disa zona të ndryshme, jo vetëm në tregun e Zdrales por edhe në zona të tjera ku operon biznesi i vogël si formë reagimi për të kundërshtuar atë sjellje që qeveria ka me rritjet e taksave ndaj biznesit. Kjo protestë ndoshta vjen edhe e mirëmenduar nga PD pasi gjatë ditës së nesërme pritet që në kryeqendrën e veriut të mbërrijë kryeministri Rama së bashku me një pjesë të Ministrave të tij dhe me gjasa do të qëndrojnë edhe gjatë të shtunës pasi është theksuar se PS do të bëjë një takim me drejtuesit e saj dhe të gjithë Drejtoritë rajonale mbi atë çfarë është shpalosur prej disa muajsh me platformën “Shqipëria që duam”.
KOHA JONË SONDAZH

