Diell dhe rritje temperaturash deri në 31 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për sot
Dita e sotme do të jetë me diell dhe rritje temperaturash deri në 31 gradë celsius.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 31°C.
Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09°C në 21°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 24°C.