Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për fillimin e javës

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat gjatë pasdites do të shtohen dhe në zonat thella malore do rrisin mundesine e reshjeve të shiut.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05ºC në 15ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 23ºC dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 24ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3-4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 09ºC në 20ºC.

SHKARKO APP