Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 06ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 11ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 14ºC.
Era do të fryej në drejtim Verior me forcë valëzimi 3 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje të izoluara ku në zonat e thella do të jenë në formën e dëborës.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 10ºC.