Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut, kryesisht në zonat lindore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06ºC në 20ºC, në zonat e ulëta nga 12ºC në 26ºC dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 27ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 12ºC në 11ºC.