Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Në zonat malore nuk përjashtohen reshjet.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10ºC në 22ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 28ºC dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 29ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët, por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara në zonat malore. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08ºC deri në 21ºC dhe në zonat e ulëta nga 13ºC në 25ºC.

SHKARKO APP