Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 16ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 26 ºC dhe në zonat bregdetare nga 19C në 28ºC.
Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimideri në 2 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 21ºC dhe në zonat e ulëta nga 12ºC në 26ºC.