Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2ºC në 11ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 18ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3-4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 10ºC dhe në zonat e ulëta nga 04ºC në 11ºC.