Diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike me mot të qëndrueshëm e kohëzgjatje të orëve me diell.
Nuk do të mungojnë as vranësirat e herëpashershme, në formën e reve të mesme dhe të larta transparente.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, përgjatë maleve në veriperëndim të vendit në orët e pasdites.
Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës shfaqet intensive me shpejtësi 11-17m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -2 deri15 °C
në zonat e ulëta 0 deri 21°C
në zonat bregdetare 5 deri 21 °C