Diell dhe temperatura deri në 29 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash në shtim në orët e mesditës.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në jug të vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina era fiton shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 7 deri 25 °C, në zonat e ulëta deri 10 deri 28° dhe në zonat bregdetare 15 deri 29°C.