Diell dhe temperatura deri në 31 gradë, njihuni me parashikimin e motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 21°C në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 31°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 13°C në 26°C dhe në zonat e ulëta nga 16°C në 29°C.