Diell dhe temperatura deri në 37 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit
Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët, pa rrezikuar reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15º në 28ºC, në zonat e ulëta nga 21ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 37ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15ºC deri në 33ºC dhe në zonat e ulëta nga 20ºC në 33ºC.