Diell dhe temperatura në rritje, njihuni me parashikimin e motit për sot

Placeholder Image

Gjatë paradites vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.

Në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë vranësira, duke krijuar mundësi për shira të pakët në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

SHKARKO APP