Diell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19ºC në 32ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 39ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 39ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët por nuk përshjatshtohet mundësia për reshje të izoluara. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 18ºC deri në 36ºC dhe në zonat e ulëta nga 23ºC në 37ºC.