Diell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot
Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19º në 30ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 38ºC.
Era do të fryejë në drejtim Perëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16ºC deri në 30ºC dhe në zonat e ulëta nga 21ºC në 31ºC.