Diell dhe temperatura të larta, njihuni më parë me parashikimin e motit

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët, pa rrezikuar reshje. Edhe gjatë të shtunës dhe të dielës moti do të jetë i kthjellët pa rrezikuar reshje dhe me temperatura të larta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 21ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 14ºC deri në 31ºC dhe në zonat e ulëta nga 19ºC në 32ºC.

SHKARKO APP