Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura, si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobta në mesditë dhe pasdite.

Për javën që presim përpara, vendi ynë pritet të përjetojë një javë “normale” vjeshte. Kalimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu për disa ditë, ndërsa depërtimi i masave ajrore të thata dhe të ngrohta do të sjellë mot të kthjellët e përsëri rritje të temperaturave.

Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë, pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime).

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët, deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit, ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar nga dita e Enjte, pritet një situatë pasfrontale dhe depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti (për ditën e Enjte) parashikohet fillimisht me vranësira e më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin. Gjithashtu, edhe për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8 m/s, ndërsa hera-herës përgjatë zonave luginore dhe bregdet bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit sot pritet të arrijnë:

-në bregdet: 17 / 26 °C

-në vendet e ulëta: 14 / 27 °C

-në vendet malore: 10 / 20°C

 

SHKARKO APP