Diell dhe vranësira, por rritje temperaturash. Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Metorologjik, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në dendësim. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të bëhen prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën qëndrore të vendit.

Në orët e pasdites në veriperëndim reshjet fitojnë intensitet mesatar deri të lartë ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Deti i forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 12 deri 28°C , në zonat e ulëta 14 deri 34°C , në zonat bregdetare 16 deri 32°C.

SHKARKO APP