Diell i nxehtë me temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët dhe të nxehtë në pjesën më të madhe të vendit.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor,ku më të theksuara do të jenë në zonat malore Lindore. Sipas MeteoAlb, gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta.

Temperaturat e ajrit do të mnbete kostante në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?