Diell, por temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për sot
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Kjo paqëndrueshmëri moti do të vazhdojë deri fillim e javës tjetër kur priten reshje shiu dhe rritje temperaturash në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 14ºC.
Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -5ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 09ºC.