Diell, por temperaturat bresin në -4 gradë celcius. Parashikimi i motit për sot

Mot i kthjellët me diell do të mbizotërojë në vendin tonë këtë të premte.

Kalime vranësirash do të ketë vetëm në zonat malore, por nuk do të ketë reshje shiu.

Do të mbetemi në kushte të kthjellime dhe vranësirave të lehta e kalimtare deri në orët e vona të natës kur pritet shpeshtim i vranësirave në vend. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

SHKARKO APP