Diell por ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot
Aktualitet E Martë, 5 Shtator 2023 09:18
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi lokale në juglindje.
Temperaturat minimale do të luhaten 12-21 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 23-25°C e veri, 28-31°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje me shpejtësi 10 – 20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 – 6 ballë në det të hapur.