Djegia e makinave në Vlorë, objektiv shefi i Urbanistikës dhe gruaja e tij

5 mjete që kanë qenë të parkuara në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Faxweb.al mëson se një nga mjetet e djegura ka qenë në pronësi të një zyrtari të Bashkisë së Vlorës.

Gentian Sherifaj është shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, drejtuar nga socialistët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sherifaj ka qenë dhe objektivi i kësaj ngjarje, ndërsa është djegur dhe makina e gruas së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia po punon për rrethanat dhe autorët e ngjarjes, që në Vlorë duhet thënë se djegia e makinave ka qenë shumë e shpeshtë.

Edhe ngjarja e sotme dyshohet të jetë e qëllimshme, pasi mjetet janë djegur me benzinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?