Digjen barakat e komunitetit rom, banorët përplasen me policinë

Situatë e tensionuar në Shkozë të Tiranës, ku komuniteti rom kishte ngritur çadrat për të jetuar, përpara pallateve të ngritura për banesa sociale.

Rreth orës 13:00 të ditës së sotme më shumë se 10 barake u përfshinë nga flakët. Pas dy orësh banorët të indinjuar goditën me gurë banesat sociale. Ata tentuan të hyjnë me forcë në banesa.

Bashkia vendosi të ngrejë 15 çadra si strehim i përkohshëm por romët nuk pranojnë duke kërkuar zgjidhjen një herë e mirë të problemit të strehimit.

Bashkia: Janë marrë masat për sistemimin e 11 familjeve

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Shkozë pas djegies së barakave të Komunitetit Rom dhe përplasjes me Policinë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Bashkia sqaron se janë marrë të gjitha masat për normalizimin e situatës dhe për sistemimin e 11 familjeve të prekura nga zjarri. Bashkia sqaron se ka ngritur disa cadra pranë Qendrës Tranzitore të Emergjencave në Tufinë.

Po ashtu bashkia dënon aktet e dhunës të ushtruara nga disa pjesëtarë të komunitetit rom në drejtim të policisë.

Djegia e barakave

Më shumë se 10 barake të komunitetit rom në zonën e Shkozës janë përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00 të së enjtes.

Banorët të alarmuar kanë evakuar fëmijët e vegjël ndërsa policia dhe 3 stacione të shërbimit zjarrëfikës kanë vënë për 30 minuta nën kontroll flakët.

“Kemi shpëtuar vetëm fëmijët, na janë djegur të gjitha.Nuk kemi ndezur zjarr, shkak për ngjarjen masa në transformator”.

Shkak mendohet të ketë qënë një shkëndijë elektrike në trasnforamtorin pranë banesave megjithëse shërbimi zjarrëfikës nuk përjashton edhe mundësinë e pakujdesisë të këtij komuniteti.

Në kushte të tilla emergjente, ku këtyre banorëve u është djegur gjithçka, Drejtoria e Strehimit e bashkisë së Tiranës do të vendosë çadra që ata të mos kalojnë natën në qiell të hapur deri në një zgjidhje afatgjate.

SHKARKO APP