Digjen dy hektarë tokë në Krujë, dyshohet zjarr i qëllimshëm
Aktualitet E Mërkurë, 22 Shtator 2021 17:10
Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme fshatin Derven të Krujës. Deri më tani janë djegur mbi 2 hektarë tokë ndërkohë që nga zjarri rrezikohet edhe një banesë.
Mësohet se zjarrëfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm sepse është vënë në disa pika.
KOHA JONË SONDAZH

