Digjen gjatë natës 3 automjete, ishin të parkuara në garazhin e një pallati në ndërtim

Tre automjete raportohet se janë djegur në Tiranë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në mesnatë në rrugen e “Dibranëve” në garazhin e një pallati në ndërtim.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

“Më datë 02.02.2021, rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale”, thuhet ne njoftimin e policise.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë gjatë natës një automjet u dogj në oborrin e një banese ne Krujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?