Digjen makineritë e firmës që do ndërtojnë hidrocentralet, dhunohen dy rojet në Mirditë

Dy persona që ruanin makineritë e firmës në Kaçinar të Mirditës janë dhunuar fizikisht, ndërsa 4 automjete janë djegur. Firma ku ka ndodhur ngjarja pritet të ndërtojë HEC-e në këtë zonë. Kjo është pista kryesore ku po heton aktualisht policia për këtë ngjarje të rëndë.

Bëhet e ditur se është ushtruar dhunë ndaj dy rojeve të makinerive, të cilët janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë mjekësore. Dy personat e dhunuar kanë mbërritur në urgjence me fraktura në trup, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore konfirmojnë faktin se deri në këto momente nuk ka mbërritur asnjë kallëzim nga ana e dy personave, që ranë pre e dhunës në Mirditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?