Digjen mbeturinat që në mëngjes, tymi e flaka mbulojnë Vlorën
Djegia e mbeturinave urbane në Vlorë këtë mëngjes ka bërë që një pjesë e lagjes Kushtrimi në periferi të qytetit të mbulohet nga shtëllungat e tymit.
Bashkia e Vlorës ka njoftuar zjarrfikësit si dhe punonjësit e shërbimeve publike për të bërë te mundur shuarjen e këtij zjarri.
“Sot ka nisur zjarri, nga ora 1 e natës. Punëtorët i kanë vënë zjarrin, ata që mbledhin mbeturinat. Shih ca është bërë, këtu nuk guxon të vësh gjë jashtë. Këta punëtorët ia kanë vënë zjarrin, gjejnë tela bakri, shiko çfarë është bërë”, është shprehur një banor.
Edhe para disa muajsh ka ndodhur e njëjta situatë, e cila rrezikon shëndetin e banorëve prreth zonës.