Digjen natën tre makina në Vlorë, policia jep detajet e para

Tre automjete janë shkrumbuar gjatë natës teksa kanë qenë të parkuara. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Sipas të dhënave të para nga ana e policisë mësohet se ka qenë një makinë “Smart” që ka marrë flakë, e me pas zjarri ka përfshirë edhe dy makinat e tjera pranë saj.

Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 26.01.2019, rreth orës 01:58, në lagjen “Ujë i Ftohtë” automjeti tip “Smart” ka marrë flakë, ku si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe 2 automjete të tjera të markave “Audi” dhe “Landrover” në pronësi të shtetasit E.H.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?