Digjen ullishtet në Vlorë, banori për zjarrin: Ishte, hapi krahët shqipe!

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të mbjellur me ullinj, por edhe kullota, në fshatin Xhuherinë të Vlorës.

Deri më tani janë djegur rreth 50 hektarë me kullota dhe ullinj në këtë zonë.

Flakët favorizohen nga era e fortë. Në vendgjarje ndodhen 5 forca zjarrfikëse të cilat po mundohen të shuajnë flakët të mbështetura dhe nga banorët e zonës që po u vijnë në ndihmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banori: Janë djegur mbi 5 mijë rrënjë ullinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetari: U përhap menjëherë zjarri?

Banori: Hapi krahët shqipe, nuk e shikon ti.

Paraprakisht nuk ka raportime për rrezik të banesave nga zjarri.

Ora News - Digjen ullishtet në Vlorë, banori për zjarrin: Ishte, hapi krahët shqipe!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?