Digjet autobuzi shqiptar në Mal të Zi.Shpëtojnë 52 veta

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ulqin por fatmirësisht u shmang tragjedia.Një autobus me 52 turistë shqiptarë, që udhëtonin nga Shqipëria në drejtim të Budvas, është shkrumbuar nga flakët, por fatmirësisht raportohet se nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin dytësor Ulqin-Tivar. Nga hetimet parparake të policisë malazese rezulton se shkak për rënien e flakëve është bërë një defekt teknik i mjetit të transportit të udhëtarëve.Flakët shkrumbuan tërësisht autobusin, ndërkohë që të gjithë përsonat e ndodhur brenda tij arritën të zbrisnin pa pësuar asnjë dëmtim.Policia malazeze vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP