Digjet automjeti gjatë natës në Gramsh, dyshimet e para

Një automjet tip “Benz” me targë AA999XS është djegur gjatë natës në  Gramsh. Burime bëjnë me dije se automjeti rezulton në pronësi të shtetasit Gj.B, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Xhileli’, në afërsi të qendrës së qytetit.

Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit, nëse ngjarja ka qenë e qëllimshme apo thjesht aksidentale.

Automjeti është djegur pjesërisht në pjesën e përparme. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po heton mbi shkaqet e zjarrit. /BW

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?