Digjet automjeti i 32-vjeçarit, policia në vendngjarje
Në orët e para të mëngjesit është djegur një automjet në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.
Bëhet me dije se automjeti tip Toyota Yaris është në pronësi të shtetasit Ermal Hoxha, 32 vjeç, i cili është punonjës i Kadastrës së Vlorës.
Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.