Digjet banesa në Has, humbin jetën nënë e bir
Një ngjarje e rëndë është regjistruar natën e kaluar në fshatin Nikoliq të Hasit, ku një banesë është përfshirë nga zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën nënë e bir.
Mësohet se djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm.
Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.
Zjarrfikësit kane gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj.