Digjet Europa që në prill, mbi 30 gradë në Francë e Gjermani

Temperaturat këtë fundjavë i kanë kaluar 30 gradë celsius, duke thyer çdo rekord për prillin. Këto temperature, sidomos në veri të Spanjës dhe ishujt Kanarie, janë 15 gradë mbi temperaturat tradicionale të prillit. Rekordi u regjistrua në Tenerife, me 35.7 gradë Celsius. I gjithë tremujori i parë i vitit 2024, ishte më i nxehti i regjistruar në Spanjë që nga 1964.

Gjysma e parë e prillit ishte për Gjermaninë, me temperature që në disa qytete arritën në 30 gradë celsius. Vetë ekspertët e Shërbimit Gjerman të Motit, thanë se këto temperature janë shumë të shpejta për Gjermaninë dhe rekordi për prillin është vendosur tashmë.

Edhe pse ka patur shira lokalë, milionë vetë kanë shijuar edhe këtë fundjavë, një aperol në diell, akullore dhe veshje me mëngë të shkurtëra. Edhe parizienët i hoqën pallto xhupat e madhe dhe xhaketat.

28 deri në 30 gradë, janë temperatura të pazakonta për Francën, sidomos për prillin. Në jug, temperaturat i kaluan të 30 gradët dhe kudo qarkullon këtë fundjavë, një valë e të nxehtit, që duket se edhe për Francën, ka vendosur një rekord të ri.

SHKARKO APP