Digjet klinika dentare në Tiranë, gjenden gjurmë gjaku në vendngjarje

Një klinikë dentare në zonën e Laprakë është djegur gjatë natës. Nga raportimet e para mësohet se në vendngjarje janë gjetur gjurmë gjaku, të cilat mund të jenë të autorit, i cili i ka vendosur zjarrin klinikës.

Klinika mësohet të ketë qenë në pronësi të stomatologut Besian Tusha, ndërsa nga dyshimet e para mendohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, teksa është shoqëruar në polici edhe një person.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?