Digjet lokali në qendër të Korçës
Një lokal është djegur në një nga bulevardet kryesore të Korçës. Lokali i cili ndodhet pranë një kopshti public është djegur këtë të hënë, ndërsa dyshohet se zjarrëvënia ka qënë e qëllimshme.
Burimet bëjnë me dije se dyqani ishte në pronësi të bashkëshortes së Andi Mullalli i cili ishte arrestuar disa muaj më parë për armëmbajtje pa leje.
Policia e shtetit ende nuk ka dalë ne njoftim për shtyp për këtë ngjarje, duke e lënë kështu mister shkakun e djegies së lokalit.
/Faxweb.al