Digjet makina e shefit të Krimeve, zbardhet dëshmia e parë e tij
Makina e shefit të Krimeve në Policinë e Mirditës është djegur mëngjesin e kësaj të shtune në autostradën Milot-Thumanë, pranë kryqëzimit të Patokut.
Korespondenti i Panorama bën me dije se automjeti i shkrumbuar është në pronësi të shefit të Krimeve Imer Uka.
Në dëshminë e parë që ka dhënë pronar i mjetit, mësohet të ketë thënë se makina e tij është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti elektrik.
Zjarrfikesit bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.