Digjet makina e Telitit, Halimi: E bëri Dako dhe Rroshi

Makina familjare e Armand Telitit, ish-drejtues i Gjendjes Civile, është djegur mëngjesin e së shtunës.

Partia Demokratike mendon se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.

Deputeti i PD, Eduard Halimi, ishte në Durrës për të denoncuar këtë ngjarje.

Ai tha se dyshon se pas këtij krimi fshihen kryebashkiakët e Durrrësit dhe Kavajës, Vangjush Dako dhe Elvis Rroshi.

Sipas tij, ka qenë pikërisht Teliti që ua ka zbuluar skemën e mashtrimeve me shtimin artificial të votuesve në këto bashki përpara zgjedhjeve.

“Ka një rritje jo natyrale të numrit të zgjedhësve në mars dhe prill në Bashkinë e Durrësit. Sipas konfigurimit të ri, në bashkinë e Durrësit ka patur 3290 votues, mesatarisht 83 votues në muaj. Nga ekstrakti shkurt deri në mars mbi 200 votues të shtuar. Ekziston një dyshim se ndodhemi përpara një zhvendosje të votuesve për qëllime elektorale. Ndodhemi përballë një krimi elektoral”, pati deklaruar Teliti në fillim të majit.

Policia ka nisur hetimet, edhe pse e ka mbajtur ngjarjen të fshehtë për mediat.

SHKARKO APP