Digjet makina në autostradën Fier-Vlorë, shikoni pamjet

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në autostradën Vlorë-Fier, në vendin e quajtur Shamogjin.

Siç shihet edhe nga pamjet, makina është djegur plotësisht, ndërsa ndodhet në anë të rrugës.

Nga informacionet e policisë, bëhet e ditur se makina tip Ford me targa AA 31 DB ishte marrë me qira nga dy shtetas, një i huaj dhe një shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy personat teksa ishin në drejtim të fshatit Panaja kanë vënë re që makina ishte nxehur. Menjëherë ata kanë dalë nga makina dhe më pas ajo ka shpërthyer në flakë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmirësisht nuk ka asnjë personm të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?