Digjet në parkim makina në Vlorë, ja çfarë thotë Policia

Një makinë është shkrumbuar nga flakë në qytetin e Vlorës. Mësohet se makina është djegur në lagjen “Pavarësia” dhe në momentin që është përfshirë nga flakët, makina ka qenë e parkuar.

Ky automjet i djegur është në pronësi të M.N, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, ka marrë flakë në parkim automjeti tip Mitsubishi Pajero, në pronësi të shtetasit M.N, i cili si pasojë është djegur pjesërisht në pjesën e përparme.

Po punohet për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP