Digjet në parkim një automjet në Vlorë, policia jep detajet e para

Digjet një makinë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”.

Sipas burimeve zyrtare, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”, në pronësi të shtetasit E. B.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?