Digjet një automjet i parkuar në rrugë në Maliq

Një automjet është përfshirë nga zjarri mëngjesin e kësaj të marte në Maliq. Në momentin kur i ka rënë zjarri raportohet se automjeti ka qenë i parkuar në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:55, në fshatin Pirg. Sipas autoriteteve policore, dyshohet se zjarr rënia ka qenë për shkaqe aksidentale. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP