Digjet një banesë në Vlorë, humb jetën 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë për shkak se banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 6:20 në lagjen ‘Rilindja’, ndërsa 55-vjeçari i identifikuar si Gj. Beqiri jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Dyshohet se ka qenë ngrohësja me energji elektrike e cila ka bërë shkëndijë dhe më pas ka marrë flakë batanija me të cilën ishte mbuluar 55-vjeçari, i cili u asfiksua nga tymi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?