Digjet një kamion, bllokohet aksi Librazhd­-Elbasan

Djegia e një kamioni në aksin rrugor Librazhd­Elbasan ka bllokuar qarkullimin.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Murrashit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse ndërkohë që nuk raportohen persona të lënduar në njerëz.

Në vendin e ngjarjes nuk ka shkuar ende asnjë mjet i rëndë për të larguar kamionin e djegur, kjo ka bërë që rruga të jetë totalisht e bllokuar nga të dyja krahët. 

SHKARKO APP