Dika: Situata gjeopolitike do të mbetet përherë e ndezur

Politologu Bledi Dika flet për konfliktin Izrael-Iran dhe me përfshirjen e SHBA-së. Ai u shpreh se Izraeli tregoi dominimin në luftën ajrore, ndërsa propaganda e Iranit duket se mbeti thjesht e tillë.

”Izraeli kishte një dominancë në luftën ajrore. Irani posedonte disa MIG të vjetër rusë, me të cilët nuk i përballonte dot sulmet ajrore izraelite. Irani nuk është prodhues armatimesh të avancuara, nuk mund të bëhet dominues, siç është Kina. Irani është furnizuar nga të tjerët me avionë, por u pa tërësisht se ishte i dobët krahasuar me Izraelin. Avionët izraelitë bënë shëtitje në qiellin iranian. Dhe kjo për një shtet me 92 milionë banorë dhe katër herë me sipërfaqe më e madhe se Franca, është e prapanueshme me atë çfarë vetë Irani propagandon.

Nga ana tjetër, Trump është shquar që ka një retorikë të fortë, nganjëherë edhe bombastike. Tani ai kërkon një mision inspektimi për gjendjen e faciliteteve bërthamore të Iranit. Nga njëra anë Trump thotë se ka shkatërruar potencialin bërthëmor iranian, nga ana tjetër kërkon një lloj vërtetimi. Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim. Do të ketë informacione më të detajuara. Situata gjeopolitike do të mbetet përherë e ndezur, përtej retorikës së palëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?