“Diktaturë, u çmendëm”/Rama: Vijoni se jeni fenomenalë
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë gjatë një video live në facebook, nuk i ka kursyer batutat. Në telefonatat me qytetarët që janë ankuar tek platforma “shqipëriaqëduam.al”, njëri është shprehur i revoltuar me masat, duke e cilësuar situatën si kohë diktature dhe Rama ka dhënë këtë përgjigje “Po pse u çmende, sepse po të mbrojmë jetën, apo jetën e familjes tënde, apo pse nuk e lëmë Shqipërinë që të bëhet gropë me COVID apo për fat të mirë, Shqipëria nuk është bërë lajm botëror, sepse kemi një situatë të qëndrueshme. Jeni fenomenalë, do të dalim nga kjo luftë faqebardhë. Nuk ka luftë pa viktima dhe plagë”.